Përfundoi kontratën me Torinon, sulmuesi italian drejt Romës
Roma është në kërkim të një sulmuesi që mund të bëjë shumë mirë punën e Abrahamit, duke ruajtur në këtë mënyrë cilësinë e lojës në fazën sulmuese.
Në një treg, ku disponueshmëria ekonomike është mjaft e kufizuar, drejtorët e ndryshëm sportivë po fokusohen shumë te lojtarët e lirë. Tiago Pinto i verdhekuqve nuk bën përjashtim dhe kjo është arsyeja pse ai synon Belottin e Torinos. I lindur në vitin 1993, sulmuesi italian sapo, i cili ka përfunduar kontratën me klubin “granata”, duket se e pëlqen Mourinhon dhe orët e fundit ka pasur një kontakt mes përfaqësuesve të tij dhe atyre të klubit kryeqytetas.
Në plan të dytë për të mbetet oferta e Monacos, e cila i ka vënë në tryezë një marrëveshje trevjeçare, por ende nuk ka marrë përgjigje.



