Serie A

Përfundon mbledhja, merret vendimi përfundimtar për Antonio Conten

Ka përfunduar pas më tepër se 3 orësh takimi mes presidnetit të Interit Stiven Zhang, trajnerit Antonio Conte dhe drejtuesve të klubit zikaltër, ndërsa pak më parë klubi milanez ka shpërndarë një komunikatë.

Të mbledhur për të diskutuar mbi të ardhmen e Antonio Contes, drejtuesit dhe trajneri duket se kanë vendosur të vijojnë së bashku, pasi vetë klubi ka njoftuar se në takimin e sotëm u hodhën bazat për diçka të tillë.

“Takimi i sotëm mes Klubit dhe Antonio Conte ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë për të ardhmen. Në të u hodhën bazat për të vazhduar projektin së bashku”, thuhet në komunikatën e Interit.

Kohët e fundit ishin hedhur dyshime mbi vijimësinë e Contes te zikaltrit, pasi vetë trajneri pati shpërthyer disa herë kundër drejtuesve të klubit. Madje edhe pas finales me Sevillan, ishte vetë Conte që pranoi se e ardhmja te Interi mund të jetë edhe pa të.

Megjithatë tani duket se Zhang ka konfirmuar trajnerin për të paktën edhe vitin e ardhshëm, ndërsa tani priten lëvizjet në merkato për të përforcuar skuadrën dhe pr të provuar fitimi ne trofeve.

Ende nuk dihet nëse do të jetë ndonjë emër tjetër që do të paguajë për konfliktin mes Contes dhe drejtuesve, apo palët kanë vendosur paqen dhe gjithçka do të vijojë si më parë. Në vijim priten të tjera detaje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency