Përfundon me sukses operacioni i Telushit, përshpejtohet rikuperimi
Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në mushkëri për Bruno Telushin. Mesfushori i kuq, i cili u dëmtua në takimin ndaj Teutës, i është nënshtruar sot operacionit, ndërhyrje e cila është kryer në ambientet e një spitali privat në Tiranë.
Përgjatë gjithë këtyre ditëve titullari i ekipit ka qenë në kujdesin e stafit mjekësor të spitalit, të cilët pasi kanë monitoruar gjendjen e tij shëndetësore, kanë vendosur të bëjnë një ndërhyrje në mushkëri.
Falë këtij operacioni, i cili ka rezultuar i suksesshëm, koha e rikuperimi të Telushit pritet të jetë më e shpejtë nga sa parashikohej dhe tashmë mesfushori i kuq do të ndjek një program të veçantë.



