Kategoria Superiore

Bardheblutë të paralajmëruar, “partizanët” rregullojnë shënjestrën në “paintball”

Nga fusha e lojës, në terrenin malor të Dajtit, te Partizani të gjithë në sulm, por këtë herë në lojën e “paintball”. “Demat” e kryeqytetit e kishin organizuar pasditen e së enjtes me një aktivitet ndryshe, për të rritur harmoninë në skuadër, por dhe për t’u çliruar psikologjikisht, para një prej ndeshjeve më të veçanta.

Atmosfera duket mjaft e mirë para takimit me rivalët e përjetshëm. Drejtori Olsi Rama nuk i kursen batutat në asnjë moment, duke thumbuar madje dhe rivalët e Tiranës, por me elegancë.

Të ndarë në dy skuadra, të kuqtë këtë herë të veshur si ushtarë, provuan një sport ndryshe, ku jo vetëm kishin si qëllim të eliminonin kundërshtarët, por dhe të rregullonin shënjestrën para ndeshjes me bardheblutë.

Kush fitoi? Në të tilla sfida rëndësi ka pjesëmarrja, fituesi vlen të hënën në ndeshjen e shumëpritur mes Tiranës dhe Partizanit.

Pas betejës me bojëra, skuadra ka darkuar në një prej restoranteve të kryeqytetit, por këtë herë, pa armë me vete dhe larg syrit të medieve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency