Champions League

Perisic: Ka kohë për rinovimin, vëmendja te Reali, duam vendin e parë

Ivan Perisic mendon vetëm për të tashmen dhe shtyn çështjen e rinovimit të kontratës me Interin të paktën edhe për disa javë. E tashmja e kroatit është sfida e kësaj të marte në Champions League ku zikaltrit do të kërkojnë të fitojnë brenda në Santiago Bernabeu për ta mbyllur grupin në vendin e parë. Anësori kroat i pranishëm në konferencën për shtyp në vigjilie të kësaj sfide kur u pyet për rinovimin e kontratës deklaroi kështu:

“E di që kontrata ime me Interin skadon pas disa muajsh por nuk më pëlqen të flas për të ardhmen. Jam i përqëndruar vetëm te sfida e nesërme ndaj Realit të Madridit. Duam të bëjmë një ndeshje të madhe dhe ta mbyllim grupin në vendin e parë. Për rinovimin e kontratës kemi kohë, do ta takohem me drejtuesit e klubit pas disa javësh dhe do të vendosim. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Modric? Është një njeri dhe një futbollist i madh. Është kapiteni im në kombëtare dhe kam shumë respekt për të”, deklaroi Perisic.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency