Merkato

Perisic kalon vizitat mjekësore, zbulohet paga e tij te Bayerni

Ivan Perisic tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Bayern Munich. Sulmuesi kroat ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te Bayern Munich dhe ka firmosur kontratën e tij me klubin bavarez nga e cila, Perisic do të përfitojë rreth 600 mijë euro më shumë sesa përfitonte te Interi, pasi paga e tij te kampionët e Gjermanisë do të jetë 4,6 milionë euro plus bonuset. Perisic është goditja e parë e Bayernit në sulm në këtë merkato për të zëvendësuar dyshen legjendare Ribery-Robben. Kroati kërkohej edhe Sevilla por ndërhyrja e trajnerit Niko Kovac i cili e telefonoi personalisht sulmuesin për ta bindur të transferohet në Gjermani. Nëse paraqitet mirë këtë sezon me kampionët e Gjermanisë përveç 5 milionë eurove që Bayerni do të derdhë në arkat e Interit për huazimin e futbollistit do të paguajë edhe 20 milionë euro për ta blerë në mënyrë përfundimtare kartonin e 30-vjeçarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency