Serie A

Perisiç lëshon sfidën: Lavdet dhe kritikat, janë benzina ime

Ivan Perisiç ishte çështja që shqetësoi ambientin zikaltër në ditët e fundit të janarit, por që u theksua edhe më shumë nga eliminimi prej Kupës së Italisë, por edhe humbja ndaj Torinos në kampionat.

Kroati kërkoi me ngulm largimin, duke “bërë naze” dhe refuzuar zbritjen në fushë, çka e vuri në pozitë të vështirë Spallettin, që u detyrua të lërë jashtë kroatin në dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe për më tepër kur mungonte edhe Keita Balde i dëmtuar.

Megjithatë merkatoja e janarit u mbyll dhe asnjë klub nuk u tregua I gatshëm të paguajë për kartonin e kroatit, ndaj Perisiç do të duhet të tregojë edhe njëherë vlerat e tij me fanellën zikaltër, ndoshta duke filluar që nga pasditja e sotme përballë Bolognës.

Në një postim vetëm 24 orë pasi festoi 30-vjetorin, kroati falënderoi të gjithë ata që e kishin uruar, por edhe ata që e kishin kritikuar gjatë këtyre ditëve, duke dhënë sinjale se është gati të rikthehet në nivelet që të gjithë ishin mësuar ta shohin.

“Ju falënderoj të gjithëve për urimet e ditëlindjes. Mirënjohje për ata që më kanë lavdëruar, por edhe ata që më kanë kritikuar, pasi si njëra, ashtu edhe tjetra, janë benzina ime”, shkroi kroati në llogarinë e tij në Instagramit.

Mediat në Itali raportojnë se Spalletti po planifikon të hedhë kroatin nga minuta e parë në fushë, në sfidën përballë Bolognës, pasi Keita është i dëmtuar dhe Politano i pezulluar, ndërsa në dispozicion ka vetëm Perisiç dhe Candrevën, si sulmues anësorë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency