Perisic nuk i mjafton Kroacisë, Sllovenia ndaj Maqedoninë e Veriut
Kroacia ka nisur përgatitjet në prag të Kampionatit Europian dhe trajneri Zlatko Daliç pati mundësinë të verifikojë formën e futbollistëve që ka grumbulluar, në një miqësore ndaj Armenisë.
Ivan perisic shënoi për kroatët që në minutën e 24-t, pas një asisti nga ana e kapitenit Luksa Modriç, por e gjithë sfida u mbyll në barazim 1-1, pasi armenët ia dolën të rikthejnë baraspeshën me Angulon pak para fundit të ndeshjes.
Me rezultatin 1-1 përfundoi edhe testi miqësor mes Maqedonisë së veriut dhe Sllovenisë, i zhvilluar në “Toshe Proeski” të Shkupit. Eljif Elmas zhbllokoi sfidën për maqedonët, pas një asisti të Ezgjan Alioskit, megjithatë sllovenët gjetën golin e barazimit në minutat shtesë.



