Periudhë ndryshimesh te Kastrioti, largohet një futbollist!
Një tjetër lojtar largohet nga Kastrioti disa ditë para se të hapet merkato e dimrit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Endri Reçi i cili ka gjetur pak hapësira me krutanët në këtë sezon duke u aktivizuar në vetëm 4 takime, dy prej të cilave si titullar. Vendi i fundit në renditje pas 15 javësh pritet të sjellë shumë ndryshime te Kastrioti që pasi emëroi ish-mbrojtësin Emiljano Çela në stol pritet të afrojë edhe disa lojtarë cilësorë për të shpresuar deri në fund te mbijetesa.



