Përjashtohet nga Steaua, Qaka rikthehet te ish skuadra e tij
Eksperienca e Kamer Qakës te Steaua e Bukureshtit nuk ka shkuar aspak ashtu siç pritej dhe mesfushori i kombëtares shqiptare është larguar sërish që andej.
Ndonëse u transferua në kryeqytetin rumun vetëm në fillim të verës, Qaka nuk bindi dhe presidenti i skuadrës, Bekali vendosi ta huazojë te ish skuadra e tij, Poli Iasi.
Pavarësisht refuzimit fillestar nga ana e Qakës, në fund mesfushori pranoi të rikthehet te Poli Iasi, për të vijuar karrierën e tij.
Mesfushori është lënë jashtë edhe nga Christian Panucci, që nuk e ka preferuar për dy ndeshjet e Nations League, të cilat do të luhen më 7 dhe 10 Shtator.



