Premier League

“Perla e Kovacic na rizgjoi”, Tuchel: Çfarë ndeshje kanë humbur ata që nuk ishin!

Chelsea dhe Liverpool prodhuan një futboll shumë të bukur në barazimin 2-2 në “Stamford Bridge”. Mane dhe Salah dërguan shpejt Liverpool në avantazh të dyfishtë, por Chelsea reagoi në limitet e pjesës së parë.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Super Kovacic dhe Pulisic rikthyen baraspeshën, duke dërguar tifozët blu në ekstazë. Dy ndjekësit e Manchester City u mjaftuan me nga një pikë, por rezultati nuk i intereson Thomas Tuchel.

Mes entuziazmit dhe krenarisë, trajneri gjerman i Chelsea vlerësoi lojën fantastike të dy ekipeve, teksa zbuloi momentin që solli “ringjalljen” e djemve të tij.

Shijuam një ndeshje të shkëlqyer futbolli. Ata që nuk ishin në stadium s’e kanë idenë se çfarë kanë humbur! Mendoj se ishim fantastikë në start, po luanim shumë mirë, por kaluam në disavantazh falë një goli të pësuar nga hiçi, sepse bëmë dy-tre gabime të rënda.

Goli i dytë na e bëri gjithçka më të vështirë, por goli i Kovacic na mbushi me besim, dhe stadiumin plot energji. Më pas Pulisic e bëri gjithçka perfekte. Ishte një ndeshje futbolli shumë e bukur, me shumë aspekte pozitive“, deklaroi Tuchel.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency