Përmbysje “epike” e Hungarisë, shkon në grupin e “ferrit”!
Përmbysje epike e Hungarisë që u bë skuadra e dytë që siguroi kualifikimin në finalet e Euro 2020 nëpërmjet fazës play-off të Nations League. Skuadra e Marco Rossit i cili e ndoqi ndeshjen nga shtëpia pasi u prek nga COVID-19, mposhti 2-1 në Puskas Arena një nga 12 stadiumet që do të presin finalet e Euro 2020, Islandën. Një sukses emocionues dhe dramatik që erdhi vetëm në fund. Goli i shpejtë i islandezëve me Gylfi Siggurdson pas gafës së Gulacsi u bë pavlerë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes kur Nego barazoi shifrat në të 88-ën ndërsa talenti Szoboszlai në të 92-ën me një goditje të bukur nga jashtë zone shënoi edhe golin e fitores dhe të kualifikimit për Hungarinë që në qershor do të përballet me tre emra të mëdhenj të futbollit europian pasi bën pjesë në grupin e ferrit sëbashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën.



