Premier League

Përplaset kokë më kokë me Hoedt, frikë për shëndetin e Lukakut

Momente frike për Romelu Lukakun në sfidën mes Manchester United dhe Southamptonit. Në minutën e 8-të, sulmuesi i “Djajve të Kuq” mbeti i dëmtuar pas një përplasjeje në ajër me Wesley Hoedt, duke shkaktuar për disa minuta panik në “Old Trafford”. Stafi mjekësor i erdhi menjëherë në ndihmë futbollistit belg, madje duke përdorur edhe maskën e oksigjenit, pasi sulmuesi kishte humbur ndjenjat. Pas 6 minutash i shtrirë në fushë, Lukaku u transportua me barrelë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësorë dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve më të hodhësishme.  Në vend të tij Mourinho hodhi në fushë Marcus Rashford.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency