Përplasja me Vinicius, Albiol: Do ta bëja të gjakosej
Raul Albiol ka një mënyrë shumë të natyrshme për t’i thënë gjërat. Nuk ka rëndësi që ai sapo ka përfunduar lojën, fjalët e tij zakonisht tregojnë një sinqeritet të vështirë për t’u gjetur tek të gjithë protagonistët.
Lojtari i Villarrealit ishte protagonist i një prej veprimeve të diskutueshme në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Real Madridit. Moment kur Vinicius Junior po ndiqte topin dhe po përpiqej të ushtronte presion mbi Gero Rulli. Albiol zgjati krahun dhe futbollisti brazilian u përplas dhe mbeti i shtrirë në fushë.
Duke folur për këtë fragment pas ndeshjes, Albiol tha: “Nuk e pashë duke ardhur dhe po ta godisja qëllimisht do ta bëja të gjakosej. Ai është përplasur me shpatullën time, sepse nëse unë do të vendosja bërrylin ai do të largohet nga fusha, me siguri”.
Takimi i raundit të 24 të La Liga-s u mbyll me barazimin 0-0, me Real Madrid që qëndron në krye të renditjes me 54 pikë dhe Villarreal, që renditet i pesti me 36 pikë të grumbulluara deri më tani.



