Conference League

Përplasje mes tifozëve të Romës dhe Vitesses, katër të arrestuar

Është dita e ndeshje Roma-Vitesse dhe në Stadiumin Olimpik të kryeqytetit italian pritet të jenë të pranishëm rreth 40 mijë tifozë, me të cilëve 800 do të kenë nga Holanda, ultras të Vitesses.

Disa prej tyre kanë mbërritur të mërkurën dhe janë përfshirë në një sherr me disa tifozë të Romës. Në fakt, gjatë natës ka pasur kontakte jashtë një lokali në kryeqytet në zonën e Koloseut.  Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar 4 persona të cilët akuzohen për dhunë dhe dëmtim të pronës private. Po këqyren pamjet survejimit dhe të Policisë Shkencore për identifikimin e tifozëve të tjerë të përfshirë në përleshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency