Featured

Përqindja e goditjeve dhe pasimeve/ Krahasimi me fqinjët dhe Italinë, Superiorja mbetet pas Greqisë

Këtë fundjavë, Abissnet Superiore mbylli fazën e dytë, ose thënë ndryshe përfundoi gjysma e parë e kampionatit. Lidhur me këtë zhvillim, ka qenë koha e duhur për të bërë edhe një analizë rreth statistikave që kanë prodhuar në 18 javë klubet elitës shqiptare.

Kështu, në emisionin Analizë Superiore të Sokol Xhihanit dhe me prezencën e videoanalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi është bërë një krahasim i statistikave të skuadrave të Superiores deri në këtë pikë lidhur me Italinë, Greqinë dhe Kroacinë.

Kështu, sa i përket përqindjes së goditjeve në portë brenda një 90-minutëshi, mesatarja në Superiore është 9.35 për ndeshje, ndërsa më mirë është Greqia me një mesatare prej 10.21 goditje për ndeshje. Sakaq, Italia dhe Kroacia kanë rezultate dukshëm më Superiore.

Nga ana tjetër, në analizë është marrë edhe përqindja e saktësisë së goditjeve në kuadrat, ku në Shqipëri kjo përqindje është në masën e 33.92%, ndërsa pas Shqipërisë vjen Kroacia dhe më pas Italia, ndërsa në këtë pikë dallohet Greqia.

Një tjetër aspekt i analizuar është ai i prekjeve të topit në zonë, ku Shqipëria vjen e fundit ndërsa këtu shkëlqen Italia e ndjekur nga Kroacia.

Ndërkohë, sa i takon pasimeve për 90 minuta, Italia është lider ndërsa skuadrat në Shqipëri mbeten pas atyre të Kroacisë dhe Greqisë.

Ndërkaq, në pjesën e përqindjes së saktësisë së pasimeve, Shqipëria mbetet e fundit, por jo në një distancë të largët nga Kroacia, ndërsa më mirë janë Greqia dhe Italia.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency