Përshtatet në disa role, Roma kërkon “dardanin” e Torinos
Mërgim Vojvoda mund të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së janarit. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, pjesë e Torinos së Serinë A, kërkohet nga disa klube dhe mes tyre është edhe Roma. Pas kompletimit të marrëveshjes për Ainsley Maitland-Niles, klubi kryeqytetas kërkon një emër të ri për mbrojtjen dhe futbollisti “dardan” ka profilin e duhur për nevojat e verdhekuqve. 26-vjeçari është një lojtar që mund të përshtatet në disa role.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Mbetet për t’u parë nëse Torino do të ishte e gatshme ta linte kosovarin të largohej në mes të sezonit, por një gjë është e sigurt: Roma dëshiron të vazhdojë të jetë aktive në merkaton e dimrit edhe pas marrëveshjes me Maitland-Niles.



