Lajme

Personi i vetëm që di fituesin e Topit të Artë: Është sekret i madh, Ronaldo ka vetëm 1 ambicie

Pritjes për të mësuar fituesin e Topit të Artë po i vjen fundi teksa në ditën e nesërme në Paris do të organizohet edhe eventi i shumëpritur. Ndërkohë, ka edhe një të priviligjuar si kryeredaktori i France Football, i cili tashmë e di fituesin, kjo sepse është pikërisht prestigjiozja France Football e cila akordon çmimin.

Fjala është për Pascal Ferre, i cili sekretin nuk ka ndërmend ta zbulojë ndërsa së fundmi thekson se ka marrë shumë telefonata nga presidentë që kërkojnë të dinë më tepër, megjithatë ai e ka ruajtur emrin e fituesit me fanatizëm. Ndër të tjera, Ferre tregon edhe një prapaskenë me Modric në momentin kur kroati u njoftua për fitoren e Topit të Artë, ndërsa shton se Ronaldo ka vetëm 1 ambicie, që në fund të karrierës të ketë më shumë Topa të Artë se Messi.

“Është viti i gjashtë që jam përgjegjës për Topin e Artë dhe deri më tani nuk kam bërë asnjë gabim. I them të gjithë atyre që më telefonojnë se nuk e them emrin e fituesit, pasi as vetë lojtarët nuk e dinë dhe nuk do të ishte e drejtë të zbulohej në këtë formë.

E kemi me shumë kujdes, emri i fituesit të Topit të Artë është një sekret i madh. Kur kam lajmëruar Modric për fitoren ai shpërtheu në lot, filloi të qante si një fëmijë. Unë e di edhe se ambicia më e madhe e Cristiano Ronaldos është ta mbyllë karrierën me më shumë Topa të Artë se Messi”, u shpreh në fund Ferre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency