Kategoria Superiore

Personi që i besoi gjithmonë dhe e ardhmja, Totre: Banderola? Respekte tifozëve

Ennur Totre zhvilloi sezonin e parë në Abissnet Superiore dhe ishte një nga lojtarët më të spikatur te Tirana, duke qenë një pikë tepër e fortë në mesfushën e kampionëve të Shqipërisë.

25-vjeçari foli për “Gol pas Goli”Supersport, aty ku e nisi fjalën e tij në lidhje me banderolën “No Totre, No Party”, e pranishme në çdo ndeshje të 26 herë kampionëve të Shqipërisë.

Falënderoj tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë. Këtë banderolë e kanë shpalosur gjithmonë. Diçka shumë e madhe për mua, tifozët kanë qenë gjithmonë pas nesh, respekte të gjithëve.

E ardhmja? Gjashtë muaj nuk kam luajtur, kur erdha këtu ishte një kohë e vështirë, por dua të falënderoj trajnerin Shehi. Ai më ka mbështetur gjithmonë, kur kam luajtur mirë apo keq. Jam nën kontratë me Tiranën, do vazhdoj të jem këtu”, deklaroi lojtari nga Tetova.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency