Peruja nuk miraton ligjin, shuhen shpresat e Italisë për Botërorin
Parlamenti i Perusë shuan shpresat e Italisë për të marrë pjesë në Botërorin “Rusi 2018”. Pak ditë më parë, FIFA pat deklaruar se mund të pezullonte kombëtaren e Perusë nga e eventi më i madh i botës së futbollit, për shkak të një ligji që ishte propozuar nga parlamenti i këtij vendi, që synonte bashkimin e Federatës Peruane të Futbollit me Institutin Peruan të Sportit. Ligji ishte kundërshtuar nga organi më i lartë i futbollit botëror, teksa FIFA paralajmëroi Perunë se në rast përfshirjeje të politikës në sport, ndaj tyre mund të merreshenin masa ekstreme deri në përjashtim.
Deputetja që hodhi propozimin e ketij ligji Paloma Noceda është tërhequr pasi dhe ka deklaruar se e ka anulluar propozimin e saj, që do të vinte në rrezik praninë e Perusë në Botërorin e vitit të ardhshëm.Noceda u shpreh se Peruja arriti të kualifikohej në Botëror me shumë vështirësi dhe se nuk do të vinte kurrë në rrezik skuadrën, në të mirë të të gjithë peruanëve ajo vendosi të bënte hapa pas. Kështu për Italinë shuhet një herë e përgjithmonë mundësia për të qenë pjesë e Botërorit “Rusi 2018”.



