Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore, Daja analizon sfidën me Kukësin dhe zbulon diskutimin me arbitrin (Video)

Pesë ndeshje pa fitore, një humbje në start dhe më pas katër barazime radhazi, të gjithë 1-1. Trajneri Ilir Daja shpjegon çfarë ndodhi në përballjen me Kukësin dhe flet edhe për diskutimin me arbitrin në fund të ndeshjes.

“Pjesën e parë Kukësi ishte shumë lart, falë një ndeshjeje mjaft të mirë të De Lucas, që përfitoi edhe nga fakti që Kaçe nuk ka gjendjen e duhur fizike për të mbuluar më shumë metra. Në pjesën e dytë lamë Kaçen që të markojë këmba-këmbës numrin 6 të Kukësit dhe ishim shumë më lart, duke kontrolluar lojën dhe dominuar. Shënuam golin e parë dhe patëm një penallti në lëvizje për të dyfishuar, por nuk ia dolëm, ndërsa më pas pësuam për shkak të një vendosjeje të gabuar mbrapa.

Sa i përket arbitrit, është një i ri që unë e vlerësoj shumë, por gaboi në rastin e Cardosos, pasi nuk akordoi faull e as karton për një ndërhyrje, që i kushtoi atij dëmtimin dhe largimin nga fusha. Ishte një diskutim normal pas ndeshjes, megjithatë mund të them se jam i kënaqur me punën e arbitrit dhe nuk kam asnjë kontestim”, tha ndër të tjera Ilir Daja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency