“Pesë vite magji”, Sociedad mbyll marrëveshjen me anësorin
Adnan Januzaj nuk do të jetë pjesë e Real Sociedad në sezonin e ardhshëm. Futbollisti me origjinë shqiptare ishte pjesë e klubit bask prej pesë sezonesh ndërsa me përfundimin e këtij sezoni ka vendosur të mbyllë kapitullin La Liga.
Sulmuesit anësor i skadonte kontrata në fund të këtij sezoni ndërsa tashmë 27-vjeçari është i lirë të nënshkruajë me një klub të ri me kosto zero. Në këtë sezon të elitës spanjolle, Januzaj ka koleksionuar 33 paraqitje me Real Sociedad duke shënuar edhe 3 gola.
Sakaq, një mundësi për Januzaj është rikthimi në Premier League tek skuadra e Leeds United, gjithnjë nëse këta të fundit largojnë në merkato një nga lojtarët më të spikatur të organikës së tyre, Raphinha.



