Premier League

Pësoi 2 humbje turpëruese në pak ditë, Conte drejt shkarkimit

Janë orë deçizive për të ardhmen e Antonio Contes në stolin e Chelsea-it. Humbja e thellë me shifrat 4-1 ndaj Watfordit që erdhi vetëm pak ditë pas asaj disfate të turpshme 0-3 ndaj Bournemouth-it në shtëpi, ka sosur durimin e presidentit të Bluve të Londrës, Roman Abramovich në drejtim të trajnerit italian. Prej kohësh raportet mes numrit 1 të Chelsea-it janë ftohur ndjeshëm por tashmë mesa duket bashkëpunimit të tyre po i vjen. Edhe pse Conte ka edhe 1 vit e disa muaj kontratë me skuadrën londineze, sipas asaj që raportojnë mediat angleze në orët e ardhshme, Abramovich pritet të marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra italianin. Si pasues të Contes, Abramovich ka në mendje dy emra, Luis Enriquen ish trajnerin e Barcelonës, por edhe Carlo Ancelottin për të cilin do të bëhej fjalë për një rikthim te Chelsea.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency