Kategoria Superiore

Pësoi dy humbje rresht, Kamza shkarkon Devollin

Bledar Devolli dhe ndihmësit e tij nuk do të jenë më pjesë e Kamzës. Klubi nga periferia e kryeqytetit me një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare në Facebook, njofton shkarkimin e stafit teknik pas humbjes ndaj Teutës. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe presidenti i klubit Naim Qarri nuk e kanë kapërdirë humbjen e dytë radhazi në kampionat me këtë të fundit që ka larguar nga drejtimi i klubit trajnerin Devolli i cili e nisi sezonin me një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës brenda në Selman Stërmasi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency