Featured

Pësoi një dëmtim ndaj Partizanit, Gurishta qetëson tifozët shkodranë

Edenis Gurishta është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Vllazninë, jo vetëm për grintën e treguar në fushë, por edhe për eksperiencën teksa tashmë është kapiteni i kuqebluve. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, mbrojtësi i krahut të djathtë mori një goditje në gju, ndërsa u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 68.

Në fakt, në stafin e shkodranëve i druheshin një mungesë të gjatë të Gurishtës, megjithatë 26-vjeçari nëpërmjet Instagram ka treguar se problemi nuk është serioz dhe shumë shpejt do të rikthehet në fushë.

Gurishta thekson se pasi ka përfunduar kontrollin mjekësor është qetësuar pasi për fat të mirë nuk rrezikon një ndalesë të gjatë. Megjithatë, Gurishta pritet të mungojë në ndeshjen e kësaj jave të Vllaznisë, të cilën e luan në transfertë ndaj Skënderbeut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency