Lajme

Peticioni “i çmendur”: Te riluhet finalja Itali-Angli!

Ka nisur, pak a shumë, si traditë dhe ndodh pas çdo ndeshjeje të madhe. Sigurisht që nuk ndikon në asnjë vendim, por sërish të bën të buzëqeshësh. Anglezët kërkojnë përsëritjen finales! Faqja change.org ka mbledhur 90 mijë firma në peticionin që ka postuar për ta përsëritur finalen e Kampionatiti Europian. Arsyeja është loja jokorrekte dhe e ndershme e Italisë, ku gjithçka lidhet vetëm me një moment: tërheqjen e Chiellinit ndaj Sakasë në shtesën e dytë.

Gjyqtari Kuipers, duke qenë një faull taktit dhe në mes të fushës, pra jo një aksion i pastër për gol, e ndëshkoi me karton të verdhë kapitenin e Italisë, por tifozët anglezë kërkonin kartonin e kuq të menjëhershëm. “Italianët i tërhoqën lojtarët tanë sikur të ishin skllevër”, shkruhet në peticion dhe ndeshje duhet riluajtur me një gjyqtar që të mos jetë i njëanshëm.

Nëse firmat shkojnë në 150 mijë, atëherë do të jetë peticioni me më shumë firma në historinë e faqes change.org. Natyrisht, sado të shkojë numri i firmave, asgjë nuk do të ndryshojë, dhe është kurioz fakti se si kaq shumë njerëz besojnë se një finale mund të riluhet, sidomos kur flitet për një sfidë si Itali-Angli, e cila, të paktën për ata që ishin të paanshëm nuk pati ndikim aspak nga gjyqtari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency