PIF mbyll diskutimin: Kemi hequr dorë nga Interi për shkak të Serisë A
Në Itali vijon të flitet për një blerje mundshme të aksioneve të Interit nga ana e fondit saudit PIF (Public Investment Foundation), i njëjti që pak ditë më parë bleu edhe shumicën e aksioneve të klubit anglez në Newcastle.
Megjithatë për t’u dhënë fund njëherë e mirë këtyre zërave, ka qenë përfaqësuesja e fondit, Amanda Staveley, që në një deklaratë ka sqaruar se PIF nuk është më e interesuar për aksionet e Interit dhe shkak është pikërisht Seria A.
“Është e vërtetë që kemi folur me Interin dhe madhe edhe me Milanin, por në fund jemi tërhequr. Struktura e Serisë A është zhgënjyese dhe nuk kemi ndërmend të investojmë atje. Pra, nuk jemi më të interesuar për të blerë aksionet e Interit”, deklaroi Staveley.
Më shumë sesa për Interin, fjalët e drejtueses së njohur tingëlluan shqetësuese për Serinë A, pasi drejtuesit duhet të kuptojnë se një tjetër investitor ka zgjedhur të dërgojë paratë e tij në Londër dhe jo në Ligën kryesore italiane.



