Pinari: Ja kush luan futbollin më të bukur në Shqipëri
Në “Elbasan Arena” po luhet një “finale” për vendin e tretë. Kukësi përballë Vllaznisë, dhe Brdaric kundër Longos. Të dy ekipet ndajnë vendin e tretë me nga 38 pikë, dhe rezultati i takimit të sotëm ka rëndësi të madhe.
Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u diskutua rreth kësaj sfide. Ish-mbrojtësi i njohur, Luan Pinari deklaroi se skuadra e Diego Longos luan futbollin më të mirë në Abissnet Superiore.
Pinari: Kukësi luan futbollin me te bukur ne Shqipëri.
Gjergji Stefa: Më të mirë se Vllaznia e Laçi?
Pinari: Po, Kukësi luan futbollin më të bukur.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



