Serie A

Pioli: Ky Milan lindi pas humbjes turpëruese ndaj Atalantës, ja si i karikoi Ibra djemtë

Milani mori një tjetër fitore, të katërtën radhazi këtë sezon, që e afron edhe më shumë me titullin kampion, ndërsa Stefano Pioli nuk e fsheh kënaqësinë për atë që po bëjnë djemtë e tij në fushën e lojës.

“Bëmë një ndeshje mjaft të mirë, pasi e kishim studiuar mirë kundërshtarin dhe morëm tre pikët në një transfertë të vështirë, ndonëse ishim në disavantazh, reaguam shumë mirë dhe kjo është frut i punës së shkëlqyer që bëjmë prej kohës. Unë tani njoh më mirë futbollistët e mi dhe përgatitemi në mënyrë të atillë që t’u marr maksimumin”, u shpreh Pioli.

Për të fituar ndaj Veronës ka ndihmuar jo pak edhe një karikim nga lideri i dhomave të zhveshjes, Zlatan Ibrahimovic, fjalët e të cilit Pioli i zbulon pas ndeshjes në konferencën për shtyp.

“Ibra u tha djemve se për t’u mbajtur mend te Milani, duhet të fitoni dhe kemi tre ndeshje përpara për të marrë maksimumin. Kjo i karikoi edhe më shumë djemtë, të cilët duan të lënë gjurmë në historinë e këtij klubi”, deklaroi trajneri i Milanit.

Sfida e radhës është edhe ndoshta më vendimtarja, ndaj Atalantës në “San Siro”, me Piolin që kujton se ky Milan ka lindur pikërisht pas një humbjeje turpëruese ndaj bergamaskëve në dhjetor të 2019-ës.

“ishte pikërisht ajo humbje turpëruese, që na bëri të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të nisnim ntë punë të jashtëzakonshme për t’u rritur të gjithë së bashku, në të gjithë drejtimet, qoftë në aspektin individual, ashtu edhe në atë kolektiv. Tani jemi sërish përballë Atalantës dhe do të kërkojmë të marrim një tjetër fitore, për të hyrë në historinë e klubit”, u shpreh Pioli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency