Itali

Pioli me “këmbë në tokë”: Të konkurrosh me Liverpoolin e Man. City-n, është fantazi

Milan ka nisur punën për sezonin e ri me kuqezinjtë të cilët kanë detyrën për të mbrojtur titullin kampion, por edhe për të kryer një paraqitje dinjitoze në Europë, ndryshe nga sezoni i kaluar kur u eliminuan që në grupet e Champions League.

Megjithatë, sa i takon kompeticionit europian, trajneri Stefano Pioli është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij do ta ketë të vështirë të konkurrojë me klubet e tjera të cilat investojnë shifra të frikshme në merkato për të përforcuar organikën.

“Eksperienca e vitit të kaluar në Champions League na ndihmoi dhe na mësoi shumë. Nuk na mungon shumë për të qenë konkurrues, por nuk mund të mendojmë se Milani do të fitoj Champions.

Mua  nuk më pëlqen të flas për buxhet, por klube si Liverpool dhe Manchester City shpenzojnë 100 milionë për një lojtar dhe kështu është e vështirë t’i konkurrosh. Gjithsesi, jam i sigurt që jemi rritur shumë, ambicia jonë është të tregojmë një nivel të mirë në Europë. Por, të mendosh se mund të fitojmë Champions është pak fantazi”, u shpreh Pioli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency