Pique e mbyll karrierën te Barcelona, rinovon deri në 2022
Gerard Pique i shpreh dashurinë e përjetshme Barcelonës. Shtatlarti spanjoll ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me skuadrën blaugrana deri në 30 qershor të vitit 2022 dhe do të jetë i lidhur me Barçën edhe për 4 sezone e gjysmë. Pique do të jetë 35 vjeç kur t’i përfundojë kontrata me Barcelonën gati për të mbyllur karrierën. Në marrëveshjen e re drejtuesit e klubit blaugrana kanë vendosur një klauzolë prej 500 milionë eurosh në rast të prishjes së kontratës. Pra të gjitha klubet e interesuara për Pique duhet të pagujnë gjysmë miliardi euro për të firmosur me mbrojtësin e kombëtares spanjolle. 30-vjeçari është bërë pjesë e Barcelonës në vitin 2008 dhe që prej asaj periudhe ka zhvilluar në total 422 ndeshje duke realizuar dhe 37 gola.



