Itali

Pirlo përgatit rikthimin në stol, gati për një “mision të pamundur” në Serie A

Pas një aventure e cila nuk shkoi sipas pritshmërive në krye të Juventus, Andrea Pirlo duket se përgatit të nisë eksperiencën e dytë në rolin e trajnerit. 42-vjeçari shihet si kandidati kryesor për të udhëhequr Salernitanën e cila sapo ka shkarkuar trajnerin Stefano Colantuono.

Ekipi salernitan është në një pozitë shumë të vështirë në Serie A, teksa qëndrimi në elitë është vendosur seriozisht në pikëpyetje duke qenë se për momentin ata mbajnë vendin e fundit në klasifikim.

Nëse Pirlo emërohej në krye të Salernitanës do të përballej me një mision shumë të vështirë, ndërsa vlen të theksohet se në organikën e kësaj skuadre është edhe lojtari i kombëtares, Federik Veseli, por edhe një yll tashmë në rënie si Franck Ribery.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency