Pista Firminho pezull, Juventusi nis kontaktet me sulmuesin e Chelsea
Juventusi nuk po arrin dot të Roberto Firminho, por drejtuesit e klubit italian nuk janë pa plan rezervë. Së fundmi po flitet për një interesim ndaj Timo Werner, i cili do të largohet nga Chelsea.
Sulmuesi gjerman ka shënuar vetëm 10 gola në Premier League në dy sezonet e zhvilluara me “Blutë e Londrës”. Bardhezinjtë po tentojnë ta marrin në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

“Zonja” duhet të mposhtë konkurrencën me Borussia Dortmund dhe Leipzig, klube që po synojnë ta rikthejnë në Bundesliga lojtarin e kombëtares gjermane.
Por nuk është i vetmi problem. 26-vjeçari përfiton rreth 10 milionë euro në sezon te Chelsea, shumë që Juventusi nuk ka ndërmend t’ia paguajë, por bisedimet mes palëve vazhdojnë.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



