Serie A

Pjaniç rinovon me Juventusin, zbuloni detajet

Ndonëse u lajmërua që dje akordi për rinovimin e kontratës mes Miralem Pjaniç dhe Juventusit, pasditen e sotme është bërë gjithçka zyrtare.

Mesfushori boshnjak do të mbetet pjesë e bardhezinjve deri në vitin 2023, pasi drejtuesit e klubit vendosën t’i zgjasin edhe për dy vite të tjera kontratën atij.

Pjaniç kishte oferta nga shumë skuadra gjatë verës, por bardhezinjtë vendosët t’i refuzojnë ato dhe tani me rinovimin e kontratës, i japin një sinjal mesfushorit, se besojnë shumë te ai.

Për më tepër, me kontratën e re janë përmirësuar ndjeshëm edhe termat financiarë të saj, me boshnjakun që tashmë pritet të fitojë rreth 6.5 milionë euro në vit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency