Kategoria Superiore

Plaku ndëshkon Laçin, Kamza ngjitet e 4-ta

Goli i parë sezonal i Sebino Plakut i mjaftoi Kamzës për të marrë fitoren e 2-të në transfertë dhe për tu konfrimuar si një nga skuadrat surprizë të këtij sezoni. Në Laç në një ndeshje që prodhoi shumë tension vendosi gjithçka një gol i Sebino Plakut me Kamzën që mposhti 1-0 skuadrën e Gentian Mezanit duke u ngjitur në vendin e 4-t të renditjes në kuotën e 12 pikëve, 1 më shumë se Partizani. Fitore me aromë ishi për Ramadan Ndreun. Në pjesën e parë shanset më të mira i pati pikërisht Kamza me Sebino Plakun që të 30-tën u ndal nga traversa ndërsa disa sekonda më vonë nuk gjeti portën e Selmanit. Në minutën e 62-të kaos total në fushë me Enea Jorgjin që nxorri dy kartona të kuq. Ndëshkoi fillimisht Nezirin me të verdhin e dytë ndërsa i drejtoi në fytyrë kartonin e kuq direkt Sefgjinajt për një gjest antisportiv ndaj Racic edhe pse Jorgji fillimisht ngatërroi lojtar duke ndëshkuar Jonuzin por korigjoi gjithçka pas këshillimit me anësorin. Golin e fitores Kamza e gjeti shumë vonë në të 86-tën me Plakun që i shërbyer nga Frashëri goditi saktë me kokë për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Ndreut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency