Plani i Juventusit për Moratan, verën e ardhshme e merr pa shpenzuar qoftë një qindarkë
Me lamtumirën e Dybalas në fund të sezonit pothuajse të certifikuar, Juventusi nuk dëshiron të dobësojë më tej sulmin e tij. Megjithatë, bardhezinjtë nuk janë të gatshëm të paguajnë opsionin e blerjes prej 35 milionë për sulmuesin spanjoll. Torinezët kërkojnë ulje të konsiderueshme dhe do të paguanin vetëm 15 milionë euro për lojtarin e përfaqësueses spanjolle.
Në rast se Atlético e Madridit nuk e pranon ofertën e fundit të “Zonjës së Vjetër”, klubi italian do të presë deri në qershor 2023 për ta marrë Moratan me parametër zero.



