Featured

Plani i Realit të Madridit, Haaland qëndron edhe një vit te Dortmundi, pastaj…

Reali i Madridit i ka kërkuar Erling Haalandit që të qëndrojë edhe një vit te Borussia Dortmundit, më pas t’u bashkohet “Los Blancos” në verë të vitit 2023. Kjo u raportua në Gjermani nga gazeta “Ruhr Nachrichten”.

Sulmuesi norvegjez, i kërkuar nga shumë klube, përfshirë Barcelonën dhe Paris Saint Germain, duhet të vendosë për fatin e tij në ditët në vijim. Sipas medieve iberike, interesimi i Realit për Haalandin është ftohur në periudhën e fundit, ndërsa tashmë ka marrë formë kjo hipotezë e re. Klubi madrilen po studion planin për ta blerë norvegjezin në vitin 2023, vit i cili përkon me skadimin e kontratës së Karim Benzemasë.

Pavarësisht kësaj, Haaland, i cili duket se i ka dhënë Realit një lloj përparësie, sërish do të preferonte të lëvizte gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency