Katar 2022

Play Off/ Turqia e Maqedonia e Veriut premtojnë luftë: Jemi edhe ne për finale

Grupi C i Play Off-it, ku bëjnë pjesë edhe Italia e Portugalia, është ai më dramatiku, pasi njëra prej dy superfuqive të futbollit botëror nuk do të mund të shkojë në Katar.

Megjithatë Mancini e Santos do të duhet të mendojnë më parë për gjysmëfinalet, aty ku Italia do të përballet me Maqedoninë e Veriut, ndërsa Portugalia do të presë Turqinë.

Për “të kaltrit” duket një sfidë e lehtë në letër, por pas pjesëmarrjes në Europian, maqedonasit ëndërrojnë edhe Katarin, dhe trajneri Blagoja Milevski pranon se do të luajnë të gjitha shanset.

“Italia është favorite në letër, por ne ëndërrojmë dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia dalë. Verdiktin do ta japë fusha dhe jemi gati të provojmë ato pak shanse që kemi, për të surprizuar”, deklaroi Milevski.

Optimizëm edhe në kampin turk, me trajnerin gjerman, Kuntz që deklaroi se beson që të tijtë mund të befasojnë Portugalinë në Lisbonë dhe të luajnë finalen ndaj Italisë në Stamboll.

“Natyrisht që shorti mund të ishte më i mirë, por ne besojmë që mund t’ia dalim në Lisbonë e më pas të luajmë finalen e Stambollit. Skuadra ma autoritet dhe cilësi për të luajtur sfida të tilla”, deklaroi Kuntz

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency