Kategoria Superiore

Plori: Erdhëm për 1 pikë por morëm 3, objektiv qëndrimi në Superiore

Në intervistën e tij për emisionin Gol pas Goli në Supersport, trajneri shkodran i Kastriotit, Elvis Plori e pranon se skuadra e tij shkoi në Gjirokaster për një pikë por në fund mori maksimumin. Plori foli edhe për merkaton ndërsa shpalosi edhe objektivat e krutanëve në këtë sezon.

Fitorja?

Nuk mund të them se nuk jemi gati. Them se erdhëm si skuadër modeste dhe Luftëtari  nuk na njihte. Erdhëm për të marrë një pikë, por në pjesën e dytë kërkova që të merrnim fitoren dhe e merituam. Ky është vetëm fillimi, por jam shumë i kënaqur me fitoren.
Loja?

 Në pjesën e parë donim të dilnim barazim. Në pjesën e dytë ndryshova vendosjen taktike dhe pashë shthurjen e mbrojtjes kundërshtare dhe morëm 3 pikët me vlerë. 

Merkato?

 Këto janë mundësitë deri tani. Unë kam diskutuar me stafin dhe presidentin dhe dua dhe 2 afrime të tjera për të qenë i kompletuar.

Entuziasmi?

Moment që duhet ta theksojmë dhe mediat. Skuadra u duartrokit nga tifozët e Luftëtarit. Ky është futbolli dhe duhet të gëzojmë të gjithë bashkë. 

Objektivi?

Objektivat janë që të qëndrojmë në Superiore. Ndeshja e parë dhe kam shumë vështirësi për të ardhmen. Ne fituam sot se luajtëm si një grup kompakt dhe si një familje. 

Abel?

Një lojtar që e kam ndjekur shumë mirë. Ka elementë teknikë dhe ambientohet shumë mirë me skuadrë. Më pëlqeu sot dhe në detyrat mbrojtëse.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency