Kategoria Superiore

Plori: Reaguam mirë, por duhet të shënojmë

Intervista e trajnerit shkodran të Kastriotit, Elvis Plori, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në SuperSport, pas humbjes së krutanëve 1-0 ndaj Partizanit në kryeqytet.

Humbje minimale ndaj Partizanit. Mund të jeni i kënaqur me skuadrën?
Jam pjesërisht, pasi skuadra reagoi dhe kishim mundësi të barazonim. Ishte një episod që mund të evitohej te rasti i golit. Njësoj si me Skënderbeun. Rasti i Aleksandrit mund të ndryshonte lojë, por nuk më frikësoi emri i Partizanit.

Sulmi s’po gjen rrugën e rrjetës…
Nuk mund të them ashtu, sepse nuk hedh shumë sulmues në fushë. Mundohem në balancimin e reparteve. Nuk mund t’i fajësoj ata. Nuk kishim shumë raste të pastra.

A do të ishte më e udhës të ishit të kujdesshëm në minutat e para, pasi Partizani është i fuqishëm në fillim të lojës?
Është e vërtetë dhe u kam shpjeguar lojtarëve që në fillim duhet të ishim të kujdesshëm. Nuk duhet t’i linim terren kundërshtarit dhe goli erdhi nga një gabim i joni. Partizani nuk po na sulmonte me shumë sulmues dhe u përpoq që të fitonte duelet në mesfushë.

Ishte ndeshja e përgatitur njësoj si me Skënderbeun një javë më parë?
Jo nuk është e njëjta situatë që ishte me Skënderbeun. Kishim presion më të madh një javë më parë. Mundohem që skuadra të punojë si një e tërë. Hapësirat duhet t’i minimizojmë. Doja që në pjesë të dytë të kontrollonim lojë dhe e bëmë, pavarësisht se nuk shënuam. Nga dy lojtarët e krahut jam i pakënaqur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency