Futboll

Plot gjashtë gola në Champions, Enea Jorgji akordon penallti për Juventusin

Enea Jorgji u përzgjodh për të gjykuar ndeshjen e UEFA Youth League mes ekipeve U19 të Juventusit dhe Zenitit.

Takimi ishte i mbushur me gola, bardhezinjtë italianë fituan 4-2 dhe siguruan kualifikimin në raundin tjetër.

Goli i parë erdhi pas çerek ore lojë. Arbitri shqiptar akordoi një penallti për Juventusin, që u kthye në gol duke zhbllokuar ndeshjen.

Juventusi e mbylli pjesën e parë në avantazh të trefishtë, ndërsa u realizuan edhe tre gola të tjera në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Jorgji nxorri plot gjashtë herë nga xhepi kartonin e verdhë, ndërsa kishte si ndihmës  Dojando Myftarajn dhe Xhulio Manin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency