Premier League

Po dominon në Premier League, City “mbulon me ar” Guardiolën

Manchester City në këtë sezon është shndërruar në një makineri që “shtyp” pa problem çdo kundërshtar që i del përpara. Sigurisht që merita kryesore shkon për trajnerin Pep Guardiola, që ka ndërtuar një grup të jashtëzakonshëm, i aftë për të implementuar në perfeksion në fushën e blertë filozofinë e tij. Në fakt, sezoni i tij i parë te “Citizens” rezultoi një zhgënjim, por drejtuesit e klubit patën durimin për t’i dhënë kohën e duhur trajnerit dhe tani po shijojnë sukseset. Manchester City praktikisht e ka “vrarë” garën për titullin në Premier League, por synimi është që dominimi të vijojë për shumë vite të tjera. Kontrata aktuale e Pep Guardiolës skadon në vitin 2019, pra spanjolli, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në 2016-ë, mund të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në këtë detyrë. Për këtë arsye kupola drejtuese e City-t ka nisur punën për rinovimin e kontratës me 46-vjeçarin, për një shumë totale 80 milionë paund. Një ofertë e parezistueshme, por varet se çfarë planesh ka Pep.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency