Po kurohet nga kanceri, Haller shfaqet në “Signal Iduna Park”
Sébastien Haller vazhdon të kurohet për t’i shpëtuar kancerit në testikuj, sëmundje që u zbulua në korrik. Sulmuesi i nga Bregu i Fildishtë tashmë i është nënshtruar operacionit për heqjen e tumorit malinj dhe ka nisur kimioterapinë.
Blerja e re e Dortmundit është shfaqur në “Signal Iduna Park”, pavarësisht se nuk mund të debutojë me verdhezinjtë të paktën deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Haller e ka ndjekur nga afër sfidën e Champions League, kundër Copenhagenit, për të inkurajuar dhe mbështetur bashkëlojtarët e tij. Sulmuesi është filmuar duke e shijuar ndeshje së bashku me familjen e tij.
“Përshëndetje, tifozë të Borussias së Dortmundit. Ju uroj gjithë të mirat për sonte. Dita e parë në Champions League. Dhe dita e parë në këtë stadium për mua. Forca!” shkroi Haller në rrjetet e klubit, duke falënderuar mbështetjen e tifozëve të Dortmundit dhe duke brohoritur për skuadrën verdhezi.



