Po shkëlqen me Man.City, Sane shpallet lojtari i muajit, çmimi i trajnerit më të mirë shkon për Guardiolën
Leroy Sane është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor në Premier League. Gjermani i talentuar i cili ka qenë vërtetë përcaktues me Manchester City-in gjatë kësaj periudhe, mposhti në garën për lojtarin e muajit, shokun e tij të skuadrës Kevin De Bruyne dhe mbrojtësin spanjoll të Arsenalit Nacho Monreal. Tetori ishte shumë pozitiv për Sane i cili shënoi 3 gola ndërsa dhe edhe 3 asiste në kampionat me Citiziens. Ndërkohë Pep Guardiola i cili koleksionoi tre fitore në po kaq takime me City-in, gjatë tetorit është shpallur trajneri më i mirë i muajit në Premier League.




