Po shkëlqen në Francë, Mariano Diaz i jep një sinjal Realit
Mariano Diaz mund të quhet një nga surprizat e kampionatit francez këtë sezon, teksa me Lyonin po shënon një ‘lumë” me gola, 13 të tillë në 19 ndeshje. I blerë për vetëm 8 milionë euro nga Reali i Madridit, sulmuesi 24-vjeçar nuk e harron ekipin ku është formuar si lojtar dhe nuk e mohoi se do të ishte fantastike nëse do të rikthehej te “los blancos” si një sulmues i konfirmuar. Mariano theksoi se ndihet mirë në Francë dhe se Reali ka lojtarë klasi në repartin e sulmit, por la sërish të hapur derën për rikthim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll, duke thënë se në futboll asgjë nuk mund të parashikohet.



