Po shkëlqen në Francë, Marseille gati të blejë talentin e Bayern-it!
Një nga blerjet e kësaj vere te Marseille, Michael Cuisance po impresionon me paraqitjet e tij duke shpërblyer klubin francez që po i jep shansin të luajë rregullisht. Mesfushori 21-vjeçar u huazua këtë verë nga Bayern Munich dhe në akordin mes palëve është edhe një mundësi blerjeje përfundimtare për 10 milionë euro. Eshtë vetë trajneri Villas-Boas i cili kërkon që klubi ta ushtrojë të drejtën e blerjes pasi mesfushori francez ka kualitet dhe një të ardhme të ndritur përpara.



