Bundesliga

Po shkëlqen në këtë sezon, Gnabry rinovon me Bayernin

Bayern Munich blindon një nga lojtarët që spikatur më shumë në këtë sezon. Bavarezët i kanë rinovuar zyrtarisht kontratën deri në vitin 2023, sulmuesit të krahut Serge Gnabry. Në këtë mënyrë Bayerni u ka mbyllur dyert të gjitha klubeve që kishin shfaqur interes për 23-vjeçarin.

“Serge është një i ri me të ardhme të madhe dhe një nga lojtarët kyç të Bayern,” shprehet drejtori sportiv Hasan Salihamidzic. “Jemi të bindur se ai do të na kënaqë në vitet e ardhshme.”

Gnabry u transferua te Bayern në verën e vitit 2017 dhe u huazua te Hoffenheim për një sezon. Ai u rikthye te Bayern verën e kaluar dhe ka kryer 29 paraqitje këtë sezon. Gnabry ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency