Po shkëlqen te Lille, sulmuesi kërkohet nga Arsenali dhe Bayerni
Një nga lojtarët i cili ka spikatur me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme këtë sezon në Ligue 1 me Lille është sulmuesi Nicolas Pepe. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka zbuluar së fundmi se verën e kaluar refuzoi një kalim te skuadra e Lyonit. Vendimi i 23-vjeçarit për të qëndruar edhe një sezon me skuadrën e drejtuar nga Galtier, duket se ka qenë i duhuri, pasi tashmë është kthyer në shënjestrën e ekipeve më të mëdha të Europës. Sulmuesi, i cili ka shënuar 18 gola në 29 takime në këtë sezon, ndiqet me shumë interes nga Arsenali, por edhe nga gjigantët gjermane të Bayernit. Pepe ka një kontratë që përfundon në verën e vitit 2022, ndërkohë që vlera e tij llogaritet në 40 milionë euro.



