Po spikat me Leicester, Tielemans kërkohen nga United dhe Tottenham!
Youri Tielemans po kthehet në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leicester, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve, mbi të gjitha të Manchester United dhe Tottenham. I transferuar në Premier League gjatë merkatos së janarit, si pjesë e marrëveshjes që çoi Adrien Silvan te Monaco, belgu ka rënë në sy për paraqitjet e tij të mira. Me hapjen e merkatos së verës, Tottenham dhe Manchester United pritet të bëjnë një ofertë për shërbimet e 21-vjeçarit i cili është në pronësi të Monacos.



