Ligue 1

Pochettino: Mbappe sot qëndron 100% te Parisi, ja çfarë bisedova me Messin

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, foli për mediat në prag të ndeshjes kundër Strasburgut për javën e 35-të të Ligue 1. Trajneri argjentinas bëri një deklaratë të fortë teksa pohoi se Mbappé do të qëndrojë 100% në Paris.

“Është e qartë se tani edhe skuadra është e fokusuar në arritjet individuale, është diçka e natyrshme dhe sigurisht që secili lojtar do të ketë mbështetjen që meriton. Në këtë rast, Kylian nuk do të ketë asnjë problem, shokët do ta mbështesin. I gjithë ekipi e mbështet atë në mënyrë që ai të arrijë qëllimin e tij. Ronovimi i Mbappesë? Ka 100% mundësi të qëndrojë. Është ajo që po them dhe është ajo që e perceptoj. Është ajo që mund t’ju them sot. Është ajo që realisht perceptoj dhe atë që ndjej.”

Rinovimi i trajnerit: “Me Leonardon kemi një marrëdhënie të natyrshme. Komunikojmë për tema të ndryshme. Logjikisht, temat ndryshojnë në varësi të rrethanave. Por marrëdhënia dhe komunikimi është i mirë. Si në rastin e Mbappesë, sot ndiej që 100% do të qëndroj në Paris.”

Niveli i Neymarit: “Sigurisht që talenti i Ney-t është i padiskutueshëm. Po flasim për një nga lojtarët më të mirë në botë. Rrethanat ndonjëherë shkaktojnë ulje-ngritje, ndër vite. Këtë vit ai pati një dëmtim të rëndë, pasi erdhi nga “Copa América”. Unë e gjykoj sezonin e tij me ulje-ngritje, si i ekipit. Sot po flisja për këtë me Messin. Fatkeqësisht, ne u përplasëm në një moment të vështirë me Realin. Nuk arritëm të kualifikoheshim. Nëse do të kishim kaluar, do të flisnim për një sezon tjetër. Ndonjëherë kufiri midis suksesit dhe dështimit, për ta quajtur kështu, është një linjë shumë e hollë. Nëse ngrihesh në këmbë, mund të të japë forcën që të mund ta shkruash ndryshe historinë”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency